Fantazma e nxiti të blinte një biletë lotarie, 39-vjeçarja me shumë fat pasi fiton… 

14 tetor 2022 | 12:55

Një grua fitoi plot 455 mijë paund nga një lotari. Stephanie Israel – nga Browns Summit, në Guilford County, në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut – thuhet se bleu biletën vetëm disa minuta para shortit.

“Ishte vonë natën dhe unë isha shtrirë në shtrat dhe një shpirt më tha të shkoja në internet dhe të blija një biletë. Kishin mbetur vetëm katër minuta nga shorti”, tregon 39-vjeçarja.

Ndërkohë të nesërmen në mëngjes, ajo kontrolloi e-mailet e saj dhe mbeti e habitur kur pa se kishte fituar 501,544 dollarë (445,000 £).

“Kur hyra dhe pashë se kisha fituar, bërtita për rreth 20 minuta. Mendoj se e frikësova pak familjen time.

Ndërkohë Lotaria e Karolinës së Veriut ka thënë: “Ajo mbërriti në zyrat tona të hënën për të marrë çmimin e saj. Pas mbajtjes së taksave të kërkuara shtetërore dhe federale, ajo mori 356.147 dollarë”.

Nga ana tjetër, Stephanie ka treguar se familja e saj merret me biznese dhe janë sipërmarrës. Për këtë arsye ajo dëshiron të përdorë fitimet e saj për të investuar në të ardhmen e familjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten janë nënshkruar marrëveshjet mes Qendrës së Kompetencës “Shtjefën…