Fantazmat e Gjykatës Speciale!
Nga: Kimete Berisha
Si ndërtesë e shëmtuar, bizare dhe e frikshme, e mbërthyer me bar të keq dhe gjethe të degëzuara si grila në dritataret e vjetra, Gjykata Speciale po vepron si Grup Okulti që bëjnë eksorcizëm mbi 4 shqiptarë të vetmuar.
Kosova e ka votuar Gjykatën Speciale por nuk ka të drejtë të dijë se për çka po gjykohen shqiptarët.
Pse është ‘ligjore’ që shqiptarët të privohen nga e drejta për ta ditur se çfarë po ndodh në Gjyq!
Të gjykohesh tinëz publikut, brenda mureve të gjykatës, pa e dëgjuar (lexuar) publiku asnjë dëshmi nga dëshmitarët…çka do të thotë?
Kjo metodë nuk është as mesjetare, është edhe më e errët se mesjeta.
Kur publiu privohet nga tregimi i dëshmitarëve, atëherë nuk ka transparencë, ka sekrete.
Dhe sekretet ‘ndodhin’ kur nuk ka fakte.
Kur nuk ka fakte – blihet koha, zgjat gjykimi, zhagitet procesi, dhe aq shumë mistifikohet ‘gjykimi’ që të krijohet përshtypja se bëhet fjalë për ‘vrasësit më të tmerrshëm të historisë’.
Vet procesi sekret i Gjyqit të Hagës është propagandë Live kundër të akuzuarve dhe kundër shtetit të Kosovës, si themeluese e Gjykatës Speciale.
Kosova e ka krijuar një Gjykatë kundër vetvetes, duke kujtuar se po e krijon një Gjykatë të Drejtësisë e ka bërë veten viktimë të Padrejtësisë.
Çka ka për të fshehur Gjykata Speciale, përveç mungesën e fakteve!
Frikën po e fsheh?
Nga kush?
Gjithkush e merr me mend se: Sikur të kishin qenë të rrezikuar ata dëshmitarë – nuk do të kishin qenë dëshmitarë të përhershëm që nga viti 2000.
Gjykata Speciale u bë Fabrikë ‘për prodhimin e dëshmitarëve’.
Kush ‘punësohet’ në fabrikë – paguhet.
Kushdo që ka nevojë për pare, paraqitet në Fabrikën e Viktimave në Hagë dhe thotë se e ka këqyr dikush shtrembër gjatë luftës dhe kaq mjafton…
E frikshme.
Gjykata Speciale i inkurajon shqiptarët të bëhen ‘viktima me pagesë’, ‘dëshmitarë me pagesë’ dhe me shumicë….dhe kjo është tragjedia më e madhe që po ndodh.
Kjo po ndodh sepse perendimi i konsideron shqiptarët popull të prapambetur, që edhe janë.
Pse u dashka të paguajë Kosova për ‘vrasjet’ individuale!
Nëse shteti i Kosovës pranon t’i paguajë ‘viktimat’ e një individi, atëherë Kosova e pranon se ‘vrasjet i ka bërë shteti’ i cili nuk ka ekzistuar kur supozohet se kanë ndodhur ato krime individuale!
Pse duhet shteti t’i paguajë viktimat e individëve.
Kjo që po ndodh e degradon Lirinë deri në mohim.
Sipas Gjykatës Speciale, shqiptarët s’është dashur as të mbrohen nga bashkëpunëtorët e armikut, as nga armiku.
Ndërkohë që po ndodh Gjyqi i shurdhër dhe sekret në Hagë, studiot televizive janë bërë salla gjyqi mbushur spic me injorantë, secili më idiot se tjetri, me meshkuj që frustrohen dhe ndihen burra veç kur i vrasin trimat (në pranga) me fjalë palidhje, pa më të voglin fakt.
Si ata analfabetët e Orëve Letrare në provinca që ia nisin punës së letrave, duke e mohuar Kadarenë – të parin.
Por s’bëhesh trim duke i gjykuar trimat privatisht.
Trim s’bëhesh hiç, se je mashkull keks…
Pra, krahas Gjykatës Speciale, Studiot Televizive po bëjnë Gjyq paralel kundër të akuzuarve.
Disa prej kompleksit të inferioritetit,
disa që kanë qenë gjithmonë familjarisht dhe shpirtērisht me Serbinë,
disa që nuk ndjehen meshkuj,
disa që marrin pare, disa veç për inat që s’ndjehen të përmbushur e të lumtur.
Se Liria nuk krijon Heronj.
Dhe po duket sikur po ndodh lufta e ‘graxhanëve’ jugosllavë kundër katundarisë çlirimtare.
Ishalla katërshja në Hagë e kanë kuptuar si unë se shqiptarët funksionojnë veç si robër.
Dashuria ime është racionale, prandaj vuaj.
Unë them se Kur i robëron shqiptarët – ata ndjehen gjallë; kur i çliron ndjehen të vdekur.
Liria i ka çoroditur, Liria shqiptarët i ka bërë antishqiptarë, arab, proserb, anti-UÇK, gjithçka…
Kush kish thënë që prej çlirimit e deri më sot shqiptarët nuk pushojnë asnjë çast duke luftuar kundër Lirisë, kundër luftës për çlirim, kundër UÇK-së, kundër vetvetes.
Me mish e me shpirt e lypin pushtuesin e ri.
Ku ndodh që bashkëpunëtorët e armikut ta degradojnë Lirinë dhe ta çnjerëzojnë (në paqe) Ushtrinë që e solli Lirinë.
Që bashkëpunëtorët e Serbisë nuk i ka ngacmuar askush e as nuk ju ka munguar një fije floku, tregon fakti se që nga viti 1999 krejt pozitat udhëheqëse prej Institucioneve, Policisë, Gjykatave, TV-ve e të tjerat pa përjashtim kanë qenë të udhëhequra nga bashkëpunëtorët shqiptarë të Serbisë.
Ama krejt – krejt.
Patriotët dhe atdhetarët – n’shpi.
Pyetne UNMIK-un, ata kanë bashkëpunuar vetëm dhe ekzkluIvisht me shqiptarë lojal të Serbisë.
Edhe Hajrije Spikerica ka marrë e merr rrogë nga komuna e Prishtinës pa punuar hiç!
Dhe merr rrogë për shërbimet e saj ndaj pushtuesit serb.
Pra, Kosova i ka shpërblyer bashkëpunëtorët shqiiptarë të Serbisë për punën e tyre kundër popullit shqiptar.
Në Institucione, media, gjithkund kanë vendosur e vendosin ende Ata.
Kështu kanë zgjedhur shqiptarët: Me paret e buxhetit të shtetit ti paguajnë vrasësit e tyre (Rojat e Urës), dhe qeveria ti vjedh shqiptarët për t’ua paguar rrymën serbëve.
As primitivë jo, diçka edhe më keq…
Shkuan tha sheherlitë e Prishtinës në Drenicë e ju thanë katundarve të rrethuar nga Serbia fashiste – dorëzoni armët, pra: dorëzojuni Serbisë…dhe dilni votoni në zgjedhjet e Millosheviqit.
Dhe ata shqiptarë që viktimës (ushtarëve të UÇK-së) u thanë dorëzonu vrasësit, jepjani tokën, jepjani gratë e fëmijët, jepjani votën – askush nuk i ka ngacmuar – edhe sot me faqe të kuqe sillen kafeneve mos helbete po ndodh najsen, mos po e hetojnë naj lëvizje ‘të re’, midis shehrit, si ngaherë.
P.S. ‘Në luftë dhe në dashuri asgjë nuk është Fer’!