Faqet e zeza të Bangkokut të zhytur në krime, drogë dhe prostitucion

21 prill 2020 | 11:16

Fotografi britanik Sam Gregg ka realizuar foto të pabesueshme në brendësi të lagjeve të varfra të Bangkokut, në Tajlandë.

Sam ka fotografuar dy lagje, Klong dhe Toey, në të cilën jetojnë më shumë se 100 mijë njerëz. Fotot dokumentojnë momente, që nga fëmijët duke luajtur në shinat hekurudhore, në pamundësi të këndeve të lojërave, deri tek prostitutat që gjenden gjerësisht nëpër rrugë. Gjithashtu, objektivit të fotografit nuk i ka shpëtuar edhe jeta kriminale e kësaj zone, e shoqëruar me drogë dhe trazira.

“Duke jetuar pranë popullsisë së varfër vendase, fillova të zhytem në komunitetin e tyre. E filloja ditën time duke shëtitur nëpër qytet. Ajo që më goditi menjëherë ishte paradoksi i pabesueshëm i lagjeve Klong Toey. Kishte një ekuilibër të pakëndshëm, midis humorit e sharmit të banorëve dhe çështjes së krimit e dhunës që e rrethonte jetën e tyre çdo ditë”, u shpreh fotografi. /Topchannel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje nuk po pajtohet me qëndrimet e amerikanit Richard…