Faqja zyrtare e Kuvendit në ‘Facebook’ transmeton fushatën e PDK-së në Podujevë, reagon Osmani
Fushata e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Podujevë, është transmetuar nga faqja zyrtare të Kuvendit të Kosovës në “Facebook”.
Lidhur me këtë ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e cila ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente në këtë drejtim.
“Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në ‘Facebook’ ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit në ‘Facebook’”.
“Kam kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit”, është thënë në reagimin e Osmanit.