Faqja zyrtare e Ministrisë së Industrisë, shfrytëzohet për t’ia uruar ditëlindjen djalit të Armend Mujës
05 dhjetor 2022
| 14:40
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Amend Muja ia ka uruar djalit të tij ditëlindjen përmes një postimi në “Facebook”.
Muja për të ia uruar të birit 7-vjetorin ka postuar një fotografi familjare me mbishkrimin “Shtatë 7 vjet për ty, djalë i dashur Darsi”.
Në mesin e shumë urimeve që kishte marrë ishte edhe nga faqja zyrtare e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë. Kjo faqe zyrtare është shfrytëzuar për t’ia uruar atij ditëlindjen.
“Shumë urime”, është thënë në urimin nga faqja zyrtare e ministrisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.