Faqja zyrtare e Napolit shkruan për çmimin e Rrahmanit ‘Lojtari i vitit 2021 në Kosovë’
Pak ditë më parë, mbrojtësi, Amir Rrahmani u shpallë lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2021. Për këtë çmim të vlefshëm, i është gëzuar skuadra e tij, Napoli, teksa ka shkruar disa fjalë për yllin e tyre.
“Amir Rrahmani është shpallur lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2021. Mbrojtësi i Napolit iu dorëzua çmimi nga Shoqata e Futbollistëve të Kosovës në evenimentin vjetor të Laureatëve të Vitit. Rrahmani ka shënuar tri gola që kur iu bashkua Napolit në verën e vitit 2020”, shkruhej në postimin e klubit në “Twitter”.
Ylli i Kosovës, është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshëm me skuadrën e Napolit, duke zënë vend në formacionin e trajnerit, Spalleti. Kapiteni i Kosovës, gjithashtu arriti të hyjë në formacionin e javës së 18-të në Seria A, pas paraqitjes të shkëlqyeshme ndaj Milanit, ku u vlerësua me notën 7.7.
Amir Rrahmani è stato eletto miglior giocatore del Kosovo per l’anno 2021.#ForzaNapoliSempre https://t.co/BpKAMM8Bhz
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) December 28, 2021