Fara domatesh me çmime stratosferike

03 shkurt 2021 | 08:10

Farat e domateve shiten në treg me çmime që shumëkujt i duken të pabesueshme: 400.000 deri 600,000 euro për kilogram. Industria agroteknike gjeneron me farat hibride miliarda dollarë.

Në treg gjen sot lloje të ndryshme domatesh, të kuqe, të verdha, të zeza, portokalli, stërgjatëse, të mëdha, të vogla, me shkëlqim dhe shije aciditet të ndryshëm.

Një kilogram domate kushton në treg tre-kater euro. Por fermerët paguajnë për farat e domateve 400.000 deri 600,000 euro për kilogram.

Arsyeja për këto çmime stratosferike lidhet me përbërjen gjenetike të këtyre domateve. Këto domate hibride janë krijuar nga kryqëzimi i llojeve të ndryshme dhe janë më rezistente, të forta dhe të qëndrueshme ndaj llojeve të tjera.

Niederlande Wageningen University & Research (WUR)

Experimente me domatet, Universiteti Wageningen, Holande

Po ashtu ato mund të kultivohen edhe në kushte të vështira. Prodhimi i një hibridi të vetëm mund të kërkojë deri në 400 kryqëzime.

Fitime të përvitshme për koncernet agroteknike

Farat e domateve hibrideve nuk mund të përdoren për t’u rimbjellë, sepse nuk duhet se ç’lloj domatesh do të japin. Prandaj fermerëve u duhet të blejnë çdo vit fara të sapokryqëzuara.

BG Wasserverbrauch Anbauprodukte Afrika | Tomaten in Nigeria

Prodhim domatesh në Nigeri

Tregu i farërave hibride mbizotërohet nga disa korporata të mëdha prodhimesh agroteknike, të cilat për të ulur kostot i prodhojnë farërat e tyre në vendet me paga të ulëta, shpesh duke shfrytëzuar punëtorët dhe duke punësuar fëmijë. Kjo industri pak e njohur gjeneron miliarda dollarë.Dw

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për trafik organesh, pasi…