Farioli emëron trajner i Ajaxit

24 maj 2024 | 13:37

Ajaxi ka emëruar trajnerin e ri. Klubi holandez ka vendosur t’i besojë pankinën italianit Francesco Farioli, i cili vjen pas një sezoni mjaft pozitiv me francezët e Nice në Ligue 1, ku arriti të thyejë pritshmëritë dhe të garojë në nivele të larta.

35-vjeçari Farioli ka firmosur me kryeqytetasit një kontratë që do ta mbajë të lidhur deri në verën e 2027-ës, teksa pritet të nisë menjëherë nga puna për ndërtimin e skuadrës dhe rikthimin e Ajaxit në nivelet më të larta të futbollit holandez.

Francesco Farioli ka një kontratë të shkurtër si trajner, pasi ka qenë më parë te turqit e Fatih Karagumruk e më pas te Alanyaspor, teksa u bë i njohur vetëm sezonin që sapo u mbyll, me punën fantastike të bërë te Nice.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka njoftuar se gjatë…