Faruk Ajeti nis detyrën e ambasadorit të Kosovës në Gjermani

06 dhjetor 2021 | 19:24

Faruk Ajeti, e ka nisur zyrtarisht punën e ambasadorit të Kosovës në Gjermani.

Ai sot ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ajeti thotë se ky është një nder i madh për të.

Diplomati kosovar thotë se do të punojë me përkushtim për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ishte një nder i madh për mua që sot t’i dorëzoja kredencialet e mia Presidentit, Frank-Walter Steinmeier. Do të punoj me shumë kënaqësi dhe përkushtim për të thelluar marrëdhëniet tona të ngushta dypalëshe dhe historike mes Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Para Faruk Ajetit në këtë detyrë kishte shërbyer Beqë Cufaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiponjë Osmanaj, shpall të humbur diplomën e Bachelor, drejtimi: Shkenca…