Faruk Mujka emërohet kryeshef i ndërmarrjes “Ibër Lepenc”-i
02 dhjetor 2022
| 13:22
Ish-kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë dhe ish-nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, është emëruar nga Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes “Ibër Lepenc”-i kryeshef ekzekutiv i kësaj ndërmarrje.
Mujka në këtë pozitë ka mandat trevjeçar me mundësi vazhdimi edhe për një mandat të ri.