Fast Food-i më i njohur në botë mbyll dyqanet, ka mungesë pule
26 shkurt 2018
| 11:40
Kompania e Fast Food-i, KFC, u ka kërkuar falje klientëve të saj për reklamën e pulave që ka publikuar në gazetat “Sun” dhe “Metro”, e cila tregon një kovë të zbrazët që duhet të përmbajë pulë por, në fakt, është e zbrazët dhe ka vetëm disa thërrime të vogla.
Kompania u detyrua të mbyllë qindra dyqane javën që lamë pas një problemi me furnizuesin e saj të pulave. Tani pothuajse 700 prej 900 dyqaneve të saj në Mbretërinë e Bashkuar janë rihapur.