Fatbardh Rexha e ndal tubimin në gjysmë, shkon në spital për t’u marrë me të lënduarit në aksidentin në Skënderaj
26 janar 2025
| 23:06
Sonte ka ndodhur një aksident me tri viktima dhe disa të plagosur në Skënderaj.
E doktori Fatbardh Rexha i cili është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, e ka ndalë tubimin parazgjedhor dhe ka shkuar menjëherë në Spitalin e Mitrovicës.
Ai është parë teksa e lë petkun e politikanit dhe i kthehet profesionit kur thërret detyra.
“Thellësisht i tronditur me rastin e vdekjes së 3 qytetarëve tanë në aksidentin që ka ndodhur në Skenderaj. Bashkndjejë dhembjen me familjarë e viktimave, ndërsa të lënduarit uroj që të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar Rexha nga Spitali.