
Fati i Di Francesco lidhet me Ligën e Kampionëve
27 shkurt 2018
| 13:10
Trajneri Eusebio Di Francesco rrezikon shkarkimin nga stoli i Romës, nëse skuadra e tij nuk kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve.
“Corriere dello Sport” raporton se në rast të eliminimit nga Shakhtar Donetsk, Di Francesco do të shkarkohet nga detyra e trajnerit. Kujtojmë se ndeshja e parë në Ukrainë përfundoi me rezultat 2-1.