Fati i qyteteve të vogla

22 shtator 2020 | 11:12

 

Fiqirete KUKLI

Ne luteshim gjithmonë
Të ndaleshin njerëzit në qytetin tonë
Luteshim
Por ata kalonin mes për mes dhe iknin
Iknin, nuk ndalonin.

Ne shpesh ndiheshim pak
Ndiheshim të vegjël
Ndiheshim të pamjaftueshëm
Dhe donim të tjerë njerëz
Të ndaleshin në qytetin tonë
Sepse qyteti i vogël ish
Por zemrën të madh e kish.

Udhëtarët na dukeshin si pjesë e jona
Na përshëndesnin me bori makinash të rralla
Ikjen si trishtim linin për ne
Për qytetin tonë të vogël me zemër të madhe.

Si Shkumbini, edhe udhëtarët
Kalonin nëpër ne dhe iknin
Duke marrë me vete ëndrrat dhe shpresat tona
Duke shkruar fatin e qyteteve të vogla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur një takim me…