Fati i Strakoshës, në duart e Kepas
16 qershor 2022
| 15:53
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha ka vendosur që të mos ta rinovojë kontratën me Lazion. Portieri shqiptar mund të vijojë karrierën në një klub të madh si Chelsea.
Fulhami deri më tani ka këmbëngulur për portierin shqiptar, por interesimi i “Bluve” të Londrës ka ndryshuar të gjitha planet, pasi Chelsea është në kërkim të një zëvendësuesi për Mendyn.
Chelsea do ta transferon Strakoshën, vetëm në rast se do të largohet Kepa. Një gjë e tillë ka shanse që të ndodhë për shkak se portieri nuk është i lumtur me aktivizimin në Londër.