Fati ogurzi i manjatëve britanikë të teknologjisë, si aksidentet rastësore mbyllën jetën e dy ortakëve
Stephen Chamberlain, ortaku i manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch, i cili aktualisht rezulton i zhdukur në Itali, humbi jetën të shtunën e shkuar pasi u përplas në rrugë nga një makinë.
Stephen Chamberlain, 52 vjeç, ishte i pandehur së bashku me Lynch në gjyqin për mashtrim në SHBA, nga i cili të dy dolën të pafajshëm, pas shitjes me një vlerë prej 11 miliardë dollarësh të gjigantit të softuerit Autonomy.
Chamberlain ishte ish-zëvendëspresident i financave në Autonomy.
Sipas BBC, Chamberlain vdiq pasi u godit nga automjeti teksa vraponte në Cambridgeshire. Ndërsa Lynch dhe vajza e tij besohet të kenë humbur jetën, pasi jahti i tyre luksoz u mbyt në brigjet e Siçilisë të hënën.
Kërkimet për të zhdukurit vijojnë ende. Këtë të martë u bë e mundur nxjerrja e një trupi të pajetë, që dyshohet se i përket kuzhinierit të jahtit.
6 persona, përfshirë biznesmenin Lynch, i konsideruar si “Bill Gates” i Britanisë, së bashku me vajzën e tij 18-vjeçare, vijojnë të mbeten të zhdukur.
Jahti 56 metra i gjatë, i quajtur Bayesian, besohet se u godit nga një tornado mbi ujë, duke u përmbysur dhe fundosur në shtratin e detit. Nga 22 persona që ndodheshin në bord, 15 prej tyre, përfshirë bashkëshortja e Lynch, arritën që të shpëtoheshin.
Në mesin e të zhdukurve janë gjithashtu kryetari i Morgan Stanley International Bank, Jonathan Bloomer dhe avokati i Clifford Chance, Chris Morvillo.