Fationa Kasapi e pesta në Kupën Evropiane U21

06 qershor 2022 | 15:13

Fationa Kasapi, xhudistë e kategorisë-57 kilogramë është renditur e 5-ta në Kupën Evropiane U21 që është mbajtur në Graz të Austrisë.

Kasapi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon gjeorgjianen, Nino Loladze. Në raundin e tretë ajo mposhti me Ippon gjermanen Shenna Nitsche, në çerekfinale mposhti me Ippon holandezen Elin Henninger, ndërsa në gjysmëfinale humbi me Ippon nga zvicerania Binta Ndiaye.

Pas asaj humbjeje ajo u kualifikua të ndeshej për medalje të bronztë, ku prapë humbi me Ippon në vazhdime nga garuesja e Kazakistanit, Shukurjon Aminova, dhe kështu u rendit e 5-ta në këtë Kupë Evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thellimi i bashkëpunimet të Kosovës me shtetin e Iowas do…