Fatjon Jusufi i bashkohet “Voska Sport”
Futbollisti i talentuar tetovar, Fatjom Jusufi gjatë këtij afati kalimtar ka nënshkruar kontratë me ekipin nga Ohri “Voska Sport”.
Jusufi gjatë karrierës së tij ka luajtuar për shumë ekipe si në Maqedoni ashtu edhe në Shqipëri por dhe në Armeni.
Jusufi tashmë është bërë pjesë e klubit tjetër shqiptar në Maqedoni, që garon në ligën e parë “Voska” në Ohrin e bukur.
Kështu kanë bërë të ditur klubi përmes faqes së tyre zyrtare.
Njoftimi i plotë:
Fatjon Jusufi është emri më i ri që i bashkohet familjes së F.C Voska Sport. Edicionin e kaluar i njëjti ishte shpallur kampion me Struga Trim Lum, ndërsa 6 muajt e fundit luajti me fanellën e Gostivarit.
Eksperienca e tij në elitën e futbollit vendor, ku numëron plotë 200 ndeshje, pritet të shtojë konkurrencën në skuadrën tonë, që thuajse ka formuar boshtin e skuadrës për pjesën pranverore, edhe pse deri në fund të merkatos nuk përjashtohet edhe ndonjë emër shtesë.
#Jusufi pjesën më të madhe të karrierës në futbollin vendor e ka kaluar te Renova, ndërsa i njëjti kishte provuar veten edhe te FC Shkupi. Gjithashtu kishte luajtur edhe jashtë vendit, duke patur dy aventura të shkurtëra në Shqipëri?? me Partizanin e Tiranës dhe në Armeni?? me skuadrën e Shirak Gyumri.
#Jusufi në zyrat e klubit tonë, u prezantua nga Drejtori Sportiv, Iskender Jonuzi.
Mirë se erdhe në familjen tënde të re, #FATJON….
#ForcaVoskaSport