
Fatjon Jusufi nga Renova te Partizani
04 janar 2019
| 16:48
Skuadra e Partizanit të Tiranës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e Fatjon Jusufit.
“Mesfushori me tipare sulmuese, i cili gjatë këtij sezoni ishte pjesë e Renovës në kampionatin maqedonas, ka firmosur sot një kontratë dy vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit më të kuqtë”, thuhet në njoftimin e klubit të Partizanit.
23-vjeçari është prezantuar në ambientet e klubit dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës për të nisur përgatitjet në Antalia të Turqisë.