
Fatjon Mulaj shpallet lojtari më i mirë i Kampionatit U15
09 qershor 2021
| 13:47
Futbollisti i klubit “FC Arena” nga Peja, Fatjon Mulaj shpallet lojtari me i mirë i Kampionatit U15 për edicionin 2020/21. Këtë çmim Mulaj e fiton pasi ka shkëlqyer gjatë këtij kampionati, duke shënuar 58 gola në 16 ndeshje.
Fatjoni është pjesë e Përfaqësues së Kosovës U15. Kapiteni dhe lojtari më i mirë i kësaj grupmoshe ka shënuar me Kosovën 14 gola në 12 paraqitje.
Fatjon Mulaj ka lindur me 23 janar të vitit 2006 në Pejë, derisa me paraqitjet e deritanishme dhe talentin që posedon llogaritet si një lojtar me të ardhme të ndritur. Një ditë ai pritet të behët pjesë e një klubi të madh evropian dhe Përfaqësues A të Kosovës në futboll.
/Epoka e re/