Fatjona Matraku, kjo pianiste dhe mësuese pianoje

18 maj 2024 | 22:14

Fatjona është themeluesja e SOLFAM, Akademi Pianoje në linjë dhe paralelisht Producente dhe Moderatore e Podcast mbarëkombëtare “Music Through Us”.

Fatjona, e konsideruar si një fëmijë “prodige” filloi të luante në piano në moshën gjashtë vjeçare.

Ajo ka aftësi të jashtëzakonshme në identifikimin dhe mbështetjen e talenteve të reja, hartimin e strategjive në mësimdhënie dhe shoqërimin e studentëve drejt suksesit në shkolla ​muzikore multikulturore.

Fatjona Matraku është gjithashtu një poliglote me një përvojë solide në ndërtimin e marrëdhënieve dhe menaxhimin e projekteve nga konceptimi deri në përfundim.

Ajo është një mentore transformuese që frymëzon të tjerët për të punuar në mënyrë të pavarur, duke krijuar plane zhvillimi me qëllim rritjen në karrierë.

Aktualisht ajo ndan kohën e saj midis Ballkanit dhe Francës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti tha sot se nga 331,742 vende pune…