Fatlumi, fatlum!
“Për shkak se Fatlum Hajredini ka zgjedhur të punojë në diçka krejtësisht ndryshe dhe ka zgjedhur një interesim të veçantë kur ka filluar programin PhD, i kam thënë se ai do të jetë i vetëm në këtë rrugëtim, pasi kjo është një fushë që laboratori im nuk e mbulon zakonisht.
Falë suksesit të tij në hulumtimin që ka bërë, puna që Fatlumi ka filluar, do të jetë një pjesë e rëndësishme e asaj që laboratori do të vazhdojë në të ardhmen.
Fatlumi ka vendosur një bazë të re, ndër të tjera. Përveç arritjeve tjera, ai është kandidati i parë në PhD nga CUNY të marrë ftesën për të marrë pjesë në takimin e nobelistëve të shkencës në Lindau të Gjermanisë.
Ai është edhe kandidati që po perfundon doktoraturën në kohën më të shkurtë, gjë që nuk është e zakonshme”,- kështu ishte prezantimi që iu bë Fatlumit, djalit nga Kosova, para fillimit të mbrojtjes së temës së doktoraturës nga profesori dhe mentori tij.
Fatlumi ka mbrojtur temën e doktorraturës në biokimi, nga departamenti i biokimisë në City University of New York (CUNY). Studimet e mjekësisë i ka filluar në Universitetin e Prishtinës, pastaj ka vazhduar në New York, ku pas studimit bachelor ka avancuar direkt si kandidat për doktorraturë.
Ai ka marrë ftesë për takimin e nobelistëve që mbahet një herë në vit falë punës së tij shkencore.
Ka bërë 5 publikime shkencore në revista prestigjoze shkencore.
Fatlum Hajredini është një kuadër me perspektivë dhe premtues në fushën e shkencës së biokimisë.