Fatmir Gashi: Le ta harron VV-ja se do të qeverisë prapë e vetme, me ta do shkojnë PDK-ja ose LDK-ja
Ish-zv/Ministri i Financave në qeverinë Haradinaj, Fatmir Gashi, ka folur për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, me theks ato në veri dhe ato ekonomike. Gashi thotë se e vërteta e sondazheve të vetëporositura nga VV-ja dhe rezultati i tyre e kanë shtyrë kryeministrin Kurti që ta ndezë edhe veriun. Në këtë pikë Fatmir Gashi, ua zë për të madhe për diçka edhe liderëve opozitarë.
“Po flasim për sondazhet që Kurti e Dejona i kanë në tavolinën e punës, askush si ka detyru ti bëjnë, i kanë porositë për nevoja të brendshme dhe i kanë pranu para 10 javësh. Rezultat i atyre sondazheve Kurti e ka dhez veriun dhe ku është më e keqja, me këtë letër i ka fut edhe liderët opozitarë në lojën e deklarimeve, që unë nuk e kuptoi pse merren me atë pikë, duke lënë anash plot probleme që çdo ditë pune kjo qeveri ja shkakton Kosovës. O lejani veriun, sepse ai e din që veriu është kancer që me prekjen e tij e ka ‘metastazu’. Kurti e din vet se si zgjidhet veriu, por me dëshirë shkon lyen ura me gëlqere, me at Elbertin e Xhelalin shkrepin foto. More krejt jemi për hapjen e urës, nuk paskemi ditë me hap ne, tash i takon Qeverisë së tij le ta hap si po don”, thotë Gashi i AAK-së.
Fatmir Gashi, ekspert ekonomik dhe bartës i funksioneve të larta në Kosovën e pasluftës, shton se situata me veriun reflekton qëllimin e qeverisë Kurti për heqjen e vëmendjes nga problemet e shumta para qytetarëve, duke filluar nga ato ekonomike, arsimore, të sigurisë, shëndetësore e të tjera.
“Problemet që ura ja mbulon Kurtit, duhet t’i themi thjesht dhe siç janë para popullit. Shembull rritja e pages minimale. Kjo është rritje që buron nga inflacioni që Kurti e ai haveri vet Murati ja kanë shkaktu Kosovës, popullit të Kosovës, me parat e popullit. Shikoni sektorin privat shkatërru e ka. Nuk ke kompani madhore kosovare e cila nuk është prekur nga kapitali në punë. Hajde po kthehemi tek çështjet e pagave. Thjesht e kuptueshme, nëse Kurti e ka hequr taksimin në pagë e që ka qenë taksë mbi 80 euro dhe tani është zero, ajo është ndryshim i politikës fiskale, mirë, por edhe kjo burimin e ka nga inflacioni. Pra me inflacionin që ky ja ka shkaktu vendit, tani ka barazu me ketë veprim rritjeje. Kjo është sikur kur unë ty ta zbarzi shtëpinë, ti marrë kursimet, të hollat dhe orenditë dhe pastaj të them çka ke dëshirë me të blerë për shtëpi”, shtoi Gashi.
Duke folur në RADIO 1, eksperti i ekonomisë i AAK-së Fatmir Gashi, thotë se pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, vendi do të ketë një qeveri të re, ku asnjëherë më, VV-ja nuk do të qeverisë vetëm. Sipas tij, qeveria e re do përbëhet VV-PDK ose VV-LDK.
“Kurti e ka të qartë, e di se kjo çka po flas për një pjesë të popullatës nuk duket shumë popullore, mirëpo është reale. Si parti ‘jak a jak’ VV-ja është e para, ama që qeverisë vet le ta harron dhe e ka të qartë lidershipi i saj Albin-Dejona. Vetëvendosje pas zgjedhjeve të shkurtit do shkoj nga PDK ose LDK. Kjo sepse as nuk do të mund të bëjë Qeverinë vet, e as nuk guxon të hyj në aventura të cilat e presin Kosovën 2025, pa një parti tjetër të madhe dhe që është elastike. E këtu i zgjedhë PDK-në ose LDK-në”, deklaroi Fatmir Gashi në RADIO 1.
I pyetur se PDK e LDK a janë elastike në këtë drejtim, Gashi e shpjegon edhe arysen.
“Shikoni PDK e ka lider momental Memlin. Nuk po flasim për lidershipin e saj në Hagë e as për z. Hamza që e kanë nominuar për kryeministër, sepse pastaj do ishte ndryshe. Lidershipi aktual i PDK-së ec pranohet me bashkëqeverisë. Tani nëse ndalemi te LDK. Kemi një LDK, që unë nuk e nënçmojë për nga idetë dhe programet që ju dalin bukur në televizion, mirëpo edhe aty e ke një lidershpi aktual që tash e sa vite nuk e ka dhez strukturën e vet themeluese e as vlerat e saj. E ke një Lumir që e fillon ditën në ora 12:00 dhe një bashkëqeverisje e ardhshme VV-LDK, pa dëshirën e bazës së LDK-së që e përmenda, kalon shumë kollaj lartë te kreu i partisë. Pra, këtu sot për sot e ke një Ramush që është lider dhe që me transparencë e merr qëndrimin e vet dhe ti thotë gjërat siç janë, herë pak më popullor e herë nuk i del fort bukur shpërndarja e qëndrimeve në opinion, mirëpo mbetet stoik me qëndrime dhe konkret dhe normal që nuk ec me këta. Te Ramushi ka edhe diçka, është i vetmi që sulmohet nga baza dhe mesatarja e figurave të VV-së dhe mos harroni, kjo me frikën se mos lideri i tyre, i VV-së pra, po bashkohet me të. Aty janë disa njerëz si Mefa e qata, që dalin ne portale ma shumë me ja kujtu Albinit qe Ramushi nuk bënë, sesa me i thënë diçka Ramushit, sepse as nuk kanë çka ti thonë. Por ata frikën edhe e kanë të bazuar, sepse në skenë politike aktuale, të vetmit që kanë mbetur nga VLAN-i janë Albini dhe Ramushi, e Ramushit tash ju ka bashku Limaj. Kjo edhe frikëson disa në VV.”-u shprehë Fatmir Gashi.