Fatmir Humolli refuzon ftesën e PDK-së dhe AKK-së, kjo është arsyeja
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli ka bërë me dije se është në proces të formimit të një partie të re.
Humolli ka thënë se po punohet që të ofrohet një opsion politik që do të ndikojë pozitivisht në pozicionin e Kosovës.
“Nëse hyjmë në fushatë elektorale ne do të ofrojmë opsionin tonë, një vizion politik çfarë do ta krijojmë, që po punojmë për ta krijuar në mënyrë të organizuar me një kategori të njerëzve që e duan vendin në rend të parë pastaj vetën. Me këtë grup nëse mundemi me arrit, mirë nëse jo nuk e domosdoshme me qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Puna ime politike ka qenë pa qenë, Kosova në këtë nivel, pa qenë këto parti politike. Detyra ime është me pa interesin e vendit ku është, jo me qenë pjesë kozmetike e dikujt. Jemi të interesuar ta bëjmë një subjekt politik që ka mundësi me ndikuar pozitivisht në pozicionin që ka sot Kosova”, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në TËVË1.
Po ashtu, Humolli njoftoi se ka pranuar ftesë nga PDK e AAK për të qenë pjesë e listës së tyre për zgjedhjet e ardhshme.
Megjithatë, ai ka theksuar definitivisht nuk do të jetë pjesë e asnjë subjekti aktual politik.
“Paraprakisht shumica e politikanëve e dinë konceptin tim politik. Kam pas prej partive aktuale që kanë shprehur gatishmëri të jem në listën e tyre, por unë definitivisht nuk ka gjasa me qenë pjesë e këtyre subjekteve politike me këto programe që i kanë. Kemi biseduar me AAK-në e PDK-në”, ka shtuar ai.