Fatmir Limaj: Arrestimi i Krasniqit me skena të tilla ka qenë i panevojshëm

04 nëntor 2020 | 17:07

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur një konferencë për media pas arrestimit dhe nisjes së anëtarit të kësaj partie, Jakup Krasniqi, për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Limaj ka thënë se skenat që i ka bërë EULEX-i sot kanë qenë të panevojshme, raporton “Epoka e re”.

“Ne mendojmë se arrestimi ka qenë i panevojshëm me skena të tilla. Një bastisje e tillë ka mundur të bëhet krejt ndryshe, pa pasur nevojë përforcime të tilla, pa pasur nevojë që të shkohet në orën 6:00 të mëngjesit dhe pas pasur nevojë që ta dramatizojnë familjen. Thjesht duke e njohur personalitetin e z. Krasniqi e gjithë kjo ka mundur të bëhet në mënyrë krejt tjetër”.

“Ne sot bashkëndjejmë me familjen Krasniqi për ato momente që ka kaluar me orë të tëra. Jakup Krasniqi, nuk ka personalitet sot në kombin shqiptar në mesin e të gjallëve që është personifikim i lirisë dhe pavarësisë. Gjithë jeta e tij ka qenë në shërbim të lirisë dhe drejtësisë. Duke e njohur dhe duke qenë një bashkëpunëtor i ngushtë për vite të tëra, unë e di saktë se çfarë do të thoshte sot z. Krasniqi. Ai asnjëherë nuk do t’i bënte opozitë drejtësisë. Ai asnjëherë nuk do të dilte kundër drejtësisë. E tërë jeta e tij flet lufta për drejtësi, lufta për barazi dhe lufta për bashkëjetesë. Ne si parti ndihemi krenar që e kemi pasur drejtues të kësaj ideje. Sot është arrestuar ish zëdhënësi i UÇK-së në kohën kur ish zëdhënësi i Millosheviqit është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës së Serbisë. Sot është arrestuar zëdhënësi i lirisë dhe drejtësisë”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës U21, Arb Manaj ka arritur…