Fatmir Limaj feston ditëlindjen e 50-të
Kryetari i Nismës Socialdemokrate sot ka festuar ditëlindjen e 50 të tij.
Limaj mori urime me plot dashuri nga djali i tij Durimi dhe vëllai Demiri.
“Shume urime për me të shtrenjtin tim dhe të familjes sonë! Edhe 121 të lumtura, ashtu siç vetëm ti e meriton”, ka shkruar në postimin e tij në “Facebook” Durimi.
Po ashtu urime për ditëlindjen e tij ka marrë edhe nga vëllai Demiri.
“Urime 50-vjetori i lindjes vëlla. Krenar me ty përjetsishtë, ti je vetë historia e lavdishme e kombit tonë. Shoku im i idealeve tona, vëllai im. Edhe 121 tjera të lumtura!”, ka shkruar Demir Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Fatmir Limaj ka lindur më 4 shkurt në vitin 1971, është politikani i njohur dhe ka një karrierë të gjatë në politikë dhe vazhdon të jetë pjesë e saj.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit ai garon me subjektin e tij politik, Nisma Socialdemokrate.