
Fatmir Limaj ka ditëlindjen, ja sa vjeç bëhet
Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj sot ka ditëlindjen.
Ai ka lindur me 4 shkurt të vitit 1971, dhe sot feston ditëlindjen e tij të 50-të.
Kreu i Nismës ka lindur në fshatin Banjë të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën e Mesme Bujqësore në Prishtinë, kurse Fakultetin Juridik, dhe Magjistraturën i kreu në Prishtinë. Ai jeton në Prishtinë.
Limaj ka shumë vite që është pjesë e skenës politike, deputet në shumë legjislatura, ministër e zv/kryeministër.
Limaj është njëri ndër komandantët më të sukses’shëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku përpos luftës ai ka qenë mburojë me brigadën 121 ‘Kumanova’ në mbrojtje të mbi 80 mijë qytetarëve gjatë luftës në malet e Berishës.
Limaj është bartës i listës së Nismës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 14 shkurt 2021, dhe partia e tij garon me numrin 121.