Fatmir Limaj kritikon ashpër Donika Gërvallën: Ministrja e Jashtme ia ka huq totalisht dhe ka sjellë vetëm skandale

23 janar 2025 | 21:56

I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj foli për dështimet në diplomacinë kosovare gjatë katër viteve.

Ai për Periskopin tha se përvec që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka dështuar në rezultate, ajo, sipas Limaj ka bërë edhe skandale.

Sipas Limajt, Gërvalla ia ka huq detyrës.

“Ministrja jonë e jashtme ka u sill ka bërë skandale, ka liru energji negative nëpër ambasada, nëpër konsullata, forume, kjo ia ka huq totalisht detyrën që do të duhej të kryente një ministër i jashtëm. Përvec një detyre që e ka pru këshilltarin, Gani Jakupin që e ka pagu me 7500 euro muajin”, ka thënë Limaj ndër të tjerash.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 42, Nait Hasani,…