Fatmir Limaj: Marrëdhëniet me Shqipërinë, nuk jemi aty ku duhet të ishim
Kreu i Nismës Fatmir Limaj, në prag të zgjedhjeve vendore, flet për marrëdhëniet me Shqipërinë, dhe për gjykimin e tij ”nuk jemi aty ku duhet të ishim”.
Sipas tij arsyet janë sepse “nuk po i shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë për të zhvilluar një treg të përbashkët. Kam qenë koordinatori i dy qeverive për implementimin e marrëveshjeve, dhe nuk jemi aty ku duhet të jemi. Në një Europë të bashkuar ne do të jemi bashkë, por deri atëherë nuk na pengon asgjë për të bërë shumë punë bashkë. Ka shumë hapësirë”.
Dhe kandidati për kryeministër shkon në detaj. “Probleme kemi me burokracinë dhe neglizhencën nga të dyja palët, por edhe nga disa kontrata të këqija ku është futur Shqipëria, që janë kthyer në pengesë”.
Ai bën një shembull. “Skaneri, vetëm Shqipëria ka një diçka të tillë, por është pengesë edhe për biznesin kosovar, edhe për atë shqiptar”. Po r pengesat janë për të të shumta. “Deri vonë një mall në Kosovë për të shkuar në Tiranë ose e kundërta duhet të përcillej me 16 dokumente sanitare, ndërkohë që një produkt i Shqipërisë për në Itali mjaftohej me një dokument, që vlente deri në Finlandë. I kemi hequr këto dokumente, dhe tani do të filloi implementimi”./A2CNN/