
Fatmir Limaj mbërrin në Kuvend, s’deklarohet nëse ka arritur marrëveshje me Kurtin
15 prill 2025
| 10:11
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës.
Ai është pyetur nga gazetarët nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, por Limaj ka refuzuar të përgjigjet.
Sot në ora 10:00 është dashur të nisë seanca për konstituimin e Kuvendit, por deri më tash në sallë nuk është asnjë nga deputetët e zgjedhur