Fatmir Limaj me kryetarin Ferit Idrizi takojnë veteranët e kësaj komune

07 janar 2023 | 00:11

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Vushtrrisë.

Ai së bashku me kryetarin Ferit Idrizi, i cili vjen nga radhët e PDK-së, kanë takuar veteranët e kësaj komune.

Në këtë takim u dikutua për aktualitetin politik në vend, nevojën për aktivizim në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe historisë.

”Në Vushtrri, takova bashkëluftëtarët nga shoqatat e dala nga lufta, ku diskutuam për aktualitetin politik në vend, nevojën për aktivizim në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe historisë e cila po na sulmohet.

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për bashkimin e forcave atdhetare të rreshtuara në qellime të sinqerta!” ka shkruar Limaj përmes faqes zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka folur për rritjen e çmimeve të…