Fatmir Limaj nga Rahoveci: Pas katër vitesh qeverisje pa plan dhe me mashtrime, këtë herë qytetarët do të votojnë për Kosovën fituese
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, zhvilloi sot një tubim entuziast me qytetarët e Rahovecit, ku u prit me përkrahje të madhe. Ai theksoi se banorët e kësaj zone janë të rreshtuar për Kosovën fituese, një vizion që synon zhvillim dhe prosperitet. Limaj kritikoi qeverisjen e deritanishme, duke theksuar nevojën për ndryshim dhe përkushtim ndaj veprave konkrete.
Limaj thotë se Rahoveci është me Kosovën fituese, një rrugë që sjell zhvillim dhe prosperitet.
Ja postimi i Fatmir Limaj:
“Rahoveci me mendje e zemër për Kosovën fituese 137!
Pas katër vitesh qeverisje pa plan, me shpifje e mashtrime, këtë herë qytetarët e vendit tonë do të votojnë për Kosovën fituese, për njerëz që kanë veçVEPRA.
Ne falënderojmë çdo qytetar, aktivist, burra e gra, djem e vajza të reja që u rreshtuan fuqishëm për Kosovën fituese, një rrugë që sjell zhvillim dhe prosperitet.
#PërKosovënfituese137
#VeçVEPRA”, shkruan Fatmir Limaj.