Fatmir Limaj: Qeveria të kërkojë sqarime se ku mbeti raporti i Martyt

06 prill 2023 | 22:09

Kreu i NISMA-së Fatmir Limaj teksa ka diskutuar për aktakuzën që rëndon mbi ish-katër krerët e UÇK-së, ka kritikuar ashpër institucionet e Kosovës që nuk kërkuan asnjëherë llogari nga ndërkombëtarët për raportin e ish-senatorit zviceran Dick Martyt për akuzat e trafikimit të organeve.

“A ndihemi të fyer si qytetarë e unë si politikan që na kanë bërë si trafikant, një botë ka folur për trafikim të organeve, një botë ka folur.”, tha Limaj i tensionuar, shkruan Gazeta10.

Sipas tij institucionet duhet të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare që të kërkojnë falje për këtë raport.

“Parlamenti i Kosovës, Qeveria e Kosovës e ka për detyrë, obligim me kërku sqarim Dick Marty ku mbetë? A e keni borxh me i kërku falje kësaj Kosove që na keni fyer. A ndini keqardhje që për 10 vite retë e zeza në këtë vend duke na pa si trafikant të organeve”, u shpreh tutje Limaj në Poltiko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të enjten se nëpërmjet…