Fatmir Limaj së bashku me Bekim Jasharin viziton kompleksin memorial në Çanakala (Foto)

19 mars 2019 | 16:21

Në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj së bashku me anëtarë të tjerë të këtij komisioni, Bekim Jasharin dhe Bislim Zogajn, kanë vizituar kompleksin memorial në Çanakala.

“Qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë. Komisioni Ndërministror për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, do të punojë më dinamike të shtuar, në mënyrë që sa më parë të nisë konservimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’”, ka thënë Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Limaj ka thënë se beson që nuk ka gjë më të rëndësishme për trashëgimin historike të Kosovës sesa kompleksi memorial në Prekaz.

“Ne besojmë se nuk ka gjë më të rëndësishme për ne si trashëgimi e jona historike sesa kompleksi memorial në Prekaz dhe jam i sigurt se në përfundim të këtij projekti, të gjithë do të ndjehen krenarë me punën që do të bëhet”, ka thënë Limaj.

Fotografia e Fatmir Limaj

Fotografia e Fatmir Limaj

Fotografia e Fatmir Limaj

Fotografia e Fatmir Limaj

Fotografia e Fatmir Limaj

Fotografia e Fatmir Limaj

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se politika është…