
Fatmir Limaj takohet me gjeneralin Ante Gotovina
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka takuar në Zagreb gjeneralin Ante Gotovina.
Limaj, i cili në luftën e UÇK-së mbante nofkën Çeliku ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se me Gotovinën kanë rikujtuar kohët e vështira kanë kaluar Kosova dhe Kroacia, por edhe ata si individë.
Postimi i plotë i Limajt:
Ishte kënaqësi e veçantë që sot në rrethana krejtësisht tjera ta takoja në Zagreb, gjeneralin Ante Gotovina.
Bashkërisht rikujtuam kohët e vështira në të cilat kanë kaluar vendet tona, por edhe ne si individë.
Iu gëzuam sukseseve e të arriturave të vendeve tona.
Përkushtimi i shteteve mike Kosovë-Kroaci është thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe integrimet evropiane si mision e interes strategjik i vendeve tona dhe rajonit në tërësi.
FL