Fatmir Limaj thirrje qytetarëve të Klinës: Thuani JO mashtrimit dhe atyre që duan ta përmbysin historinë
Kryetari NISMA-s, Fatmir Limaj tha se dallimi i koalicionit të tyre me partitë e tjera qëndron tek lista e përbërë “nga patriot e intelektual”.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Limaj u bëri thirrje qytetarëve të Klinës që t’i thonë ” jo mashtrimit, JO atyre që duan ta përmbysin historinë, JO atyre që nuk kanë asgjë për të shfaqur për katër vite qeverisje”.
Postimi i plotë:
Klina është e vendosur për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit!
Pas disa javësh aktiviteti, qytetarët e Klinës dhe Kosovës kanë parë të gjitha subjektet politike, dhe dallimi ynë nga të tjerët është historia, krenaria dhe veprat. Është lista jonë e përbërë nga patriotë, intelektualë të rinj e të reja.
Klina duhet t’i thotë JO mashtrimit, JO atyre që duan ta përmbysin historinë, JO atyre që nuk kanë asgjë për të shfaqur për katër vite qeverisje.
Kosova ka nevojë për bashkim rreth njerëzve që e kaluara e tyre siguron të ardhmen.
Veteranët dhe invalidët kanë adresë, dhe ajo është në këtë koalicion, sepse për katër vite janë injoruar, nënçmuar dhe anashkaluar, prandaj, është koha për bashkim rreth koalicionit për Kosovën fituese, veçVEPRA 137☑️