Fatmir Limaj tregon se a kishte marrëveshje paraprake për koalicion PDK-NISMA

26 janar 2021 | 22:22

I pari i Nismës Socialdemokrate ka treguar edhe një herë pse ka dështuar koalicioni parazgjedhor me PDK-në.

Ai ka treguar se para shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese kishin diskutuar për bashkëpunim.

“Pas shkuarjes së kryetarit të partisë ne jemi takuar me ushtruesin e detyrës me ftesën e tij dhe kemi vazhduar aty ku ka mbetur bashkëpunimi. Jemi pajtuar me ushtruesin e detyrës të kryetarit të PDK-së (Enver Hoxhaj) që të ndërtojmë partneritet bile ka qenë një propozim i tij që forma ose modeliteti i partneritetit të jetë  CSU-CDU”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Por a kishte marrëveshje paraprake mes dy partive?
‘Jo’, u përgjigj Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka…