Fatmir Limaj tregon se kur do të lëvizin qytetarët pa viza
20 mars 2018
| 23:42
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se pret që në fund të këtij viti eventualisht në fillim të vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza.
“Unë pres 15 dhjetorin – 15 janarin e vitit të ardhshëm sepse është optimale kjo që po e them unë”, ka thënë Limaj në “T7”.
Kryetari i Nismës Social Demokrate ka siguruar qytetarët që nuk do të humbet territor me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.