Fatmir Matoshi, kandidat për deputet
19 nëntor 2024
| 13:00
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar kandidatin e radhës për deputet, Fatmir Matoshin.
Limaj ka thënë se Matoshi ka një karrierë të shquar si ish-ministër dhe ish-nënkryetar i Komunës.
“Në këto pozita, ai ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme në menaxhimin e burimeve, zhvillimin e projekteve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Me një përvojë të gjerë dhe një angazhim të pandërprerë, ai ka bërë një ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve dhe ka kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës. Me përkushtim dhe integritet, Fatmir Matoshi është kandidati ideal për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.