Fatmir Muhaxheri tregon pse Kosova humbi ndeshjen ndaj Malit të Zi
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll pësoi humbje nga Mali i Zi (27:22), në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2022”.
Trajneri i Kosovës, Fatmir Muhaxheri ka thënë se humbja erdhi si pasojë e disa gabimeve nga hendbollistët “dardanë”.
“Djemtë dhanë maksimumin dhe u munduan për ta fituar ndeshjen. Por patëm disa gabime teknike të cilat na kushtuan. Humbëm disa topa të cilët nuk është dashur t’i humbim dhe na kushtuan dy kundërsulme ballë për ballë me portierin Simiq. Edhe portieri jonë priti disa gjuajtje dhe tre topat e pritur nga ai, i kapi pivoti i tyre dhe shënoi gola. Nuk mund të them se po të mos i bënim gabimet nuk do të humbnim, por do të ishim të barabartë. Djemtë u angazhuan, portieri jonë nuk ishte në ditën më të mirë të tij dhe për këtë arsye erdhëm deri këtu”, ka thënë Muhaxheri.