Fatmir Rexhepi do marrëveshje me LV-në

21 dhjetor 2019 | 19:01

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka thënë se është për marrëveshje politike për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se do të angazhohet që kjo marrëveshje të bëhet realitet.

“Pres që më 26 dhjetor t’i gëzojmë qytetarët tanë me Parlament dhe Qeveri të re, duke i hapur rrugë zhvillimit ekonomik, forcimit të demokracisë dhe të drejtësisë, arsimimit më të mirë, ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Rexhepi.

Postimi i plotë i Fatmir Rexhepit:

Të dashur miq, qytetar dhe bashkëveprimtar të Lidhjes Demokratike në Kosovë dhe Diasporë.

Me kënaqësi nga zemra dhe me respektin më të madh po ju drejtohem sot dhe në prag të festave të fundvitit si dhe të Jubileut të veçantë-30 të Vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës .. GËZUAR SË BASHKU ..

Njëherit si njeri nga anëtarët themelues të LDK-së në Gjilan, shpreh falënderimin tim për të gjithë anëtarët dhe bashkëveprimtarët që për tri dekada rresht dhe në mirëbesim të plotë e përkrahëm njëri tjetrin dhe u rreshtuam përkrah Lëvizjes Demokratike me të madhe të shqiptarëve të drejtuar nga Presidenti RUGOVA në kohët më të vështira të popullit të Kosovës për Liri, si dhe qëndruam besnik në të gjitha sfidat e ndërtimit të Pavarësisë, Demokracisë dhe Shtetit të Kosovës.

Duke ju falënderuar për besimin e dhenë gjatë gjithë kësaj periudhe 30-vjeçare, që të jem përfaqësuesi i vullnetit tuaj në të gjitha forumet më të larta të Partisë dhe të Shtetit do vazhdoj të jem në mbështetje të plot dhe në krah të forcave progresive në parti dhe forume të cilat e respektojnë vullnetin dhe kontratën e elektoratit të shprehur edhe në zgjedhjet e 6 tetorit, për ndërtimin e institucioneve në frymën e ndryshimeve në Qeverisjen e vendit.

Unë si deputet do angazhohem që mesazhi dhe kërkesa e qytetarëve për marrëveshje politike mes LVV–LDK të bëhet realitet në frymën e një konsensusi të plot për qeverisje të vendit që sot vlerësohet dhe shihet si e vetmja alternativë dhe shpresë për të ardhmen e vendit.

Prandaj pres që me 26 Dhjetor t`i gëzojmë qytetarët tanë me Parlament dhe Qeveri të Re, duke i hap rrugë zhvillimit ekonomik, forcimit të demokracisë dhe të drejtësisë, arsimimit më të mirë, ngritjen e mirëqenies dhe standardit për të gjithë qytetarët, krijimin e ambientit më të mirë për investime dhe punësim si dhe forcimit të diplomacisë dhe proceseve integruese euro-atlantike.

Kështu, po bëhen dyzet vite rresht në angazhimet e mia profesionale, ekonomike dhe institucionale ku me përparësi kam investuar në ruajtjen e traditave të mira morale dhe politike dhe në progresin e shoqërisë kosovare si dhe në afirmimin e brezave të të rinjëve si vlerë e shtuar e së ardhmes, prandaj unë edhe sot dua të besoj shumë në këto vlera dhe në alternativë të re të Qeverisjes demokratike.

Me ju së bashku, ju faleminderit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka…