Sejdiu: LDK-ja ka humbur zgjedhjet, Mustafa duhet të jap dorëheqje, kritikon Hazirin dhe Svarqën

19 nëntor 2019 | 21:26

Ish-presidenti i Kosovës, njëherit ish-kryetar i LDK-së, Fatmir Sejdiu, i ftuar në Debat Plus, ka thënë se kjo parti që ka udhëhequr dikur ai ka humbur në zgjedhjet e fundit, e për këtë ai fajin ia lë liderit, Isa Mustafa.

“I pari që përgjigjet është lidershipi, Isa Mustafa dhe lidhet me mandatin e tij, ai ka dhënë deklarata për fitoren dhe garancën për fitoren dhe ai ka ndërtu strukturën e LDK-së në garë. Edhe LDK duhet ta mbajë mend këtë punë. Përgjigjësi kanë edhe kanditatër për komuna, psh. Lutfi Haziri, Muharrem Svarqa, po ashtu zbritje në komuna. Ka zbritje të elektoratit në krahasim me zgjedhje të mëhershme. Mendoj që ata që kanë humb, duhet të jepin dorëheqje”, ka thënë Sejdiu.

Ai madje ka thënë se vazhdimisht ka pasur fushatë kundër tij, e kjo është bërë pikërisht nga Isa Mustafa, ndonëse ai i është betuar në kokë të fëmijëve të tij.

“E kam thirr tri herë në kabinetin tim për të biseduar për fjalët që mund të kem ambicie dhe është betu në kokën e tij.

Fushatë ka pas kundër meje, nga njerëzit që ai ka moblizu, një strukturë e gjerë, por edhe jashtë LDK-së, orkestrim me njerëz të paguar, dhe kanë ća gërmazin para selisë së LDK-së.

Iu them që ka qenë një pjesë e faktorit ndërkombëtar që e kanë mbështet Mustafën, për shkak të qëndrimeve që nuk i ndryshoi, për gjashtë pikëshin”

Ai ka kritikuar disa liderë të disa komunave të Kosovës, në të cilat LDK, nuk ka arritur që të dalë në vendin e parë.

Me theks të veçantë, Sejdiu ka përmendur Gjilanin dhe Ferizajn, saktësisht kryetarët e degëve në këto dy komuna: Lutfi Hazirin dhe Muharrëm Svarqa.

“Ka një zbritje të elektoratit në disa komuna, krahasuar në zgjedhjet e mëparshme. Shohim që LDK ka humbur në Gjilan, në Ferizaj. Lutfi Haziri dhe Muharrem Svarqa kanë përgjegjësi për këtë gjë”.

I pyetur se a futet në këtë rang edhe Podujeva, e cila udhëhiqet nga nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, Fatmir Sejdiu, ka thënë se ai po flet për fajtorët që duhet të gjenden në komunat ku LDK nuk ka dalur e para, e në këtë rast në Podujevë kjo parti vazhdoi të jetë në vendin e parë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filipine do të ndalojë përdorimin dhe importimin e cigareve elektronike…