Fatmir Sejdiu: Transformimi i FSK-së ka qenë proces i nevojshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka qenë i ftuar në emisionin “Oxygen” te Besim Dina.
Në këtë emision Sejdiu ka folur për angazhimin e tij si lider partie deri te posti i presidentit të Kosovës.
Ai ka folur për sistemin e drejtësisë në vend, për politikën e jashtme, dialogun Kosovë-Serbi, transformimin e FSK-së dhe për idenë për ndryshim ose korrigjim të kufijve me Serbinë.
“Duhet të ketë reforma në drejtësi”, ka thënë Sejdiu.
Ish-presidenti ka theksuar se transformimi i FSK-së ka qenë proces i nevojshëm.
Ai ka thënë se mund të ketë reagime të vendeve ndaj këtij procesi, por sipas tij ShBA-të në këtë temë kanë një qëndrim largëpamës, transmeton “Epoka e re”.
Sejdiu e ka quajtur shqetësuese idenë për ndryshim të kufijve ose për korrigjim.
Ai ka thënë se çdo veprim që mund të bëhet jashtë mandatit kushtetues është e papranueshme dhe e rrezikshme.
“Njohjet kanë ardhur si shtet sovran. Hapja e një kaptine të tillë jashtë mandatit kushtetues është e rrezikshme. Kosova ecjen e vet duhet ta ketë që t’i ruajë kufijtë e saj”, ka deklaruar Sejdiu.
/Epoka e re/