
Fatmir Sheholli: Babain tim nuk e ka vrarë UÇK-ja (video)
Drejtuesi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka folur për vdekjen e babait të tij. Ai ka thënë se e ka zbuluar përmes disa serbëve se babain e tij nuk e ka vrarë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sipas tij babain e tij e kanë vrarë shqiptarët që kanë qenë të lidhur me policinë serbe.
Sheholli në Radio Televizionin Iliria (RTI) ka thënë se babai i tij, Maliq Sheholli është vrarë në vitin 1997 dhe shton se atë nuk e ka vrarë UÇK-ja.
“Kur jam shku nëpProkurori të Gjykatës Speciale, iu kam thënë pse më keni thirr. Baba im është vra në janar të vitit 1997. Babën tim nuk e ka vra ushtria Çlirimtare e Kosovës. Babën tim në bazë të asaj çka di është vra në 97′. Kurrë as një dokument nuk mundesh me gjet që… a e ka pas Millosheviqi pushtetin atëherë gjykatat në atë periudhe nuk kanë ngritë kurrfarë aktakuze, kjo më ka ba me i marrë me të lëmume do serb që me më kallzu qysh është puna. Shqiptarë e serbë bashkë, banditët që kanë qenë të lidhur për çështje të lekëve. Kush është kanë ia paftë qyken e hajrit, i ardhtë prej Zotit”, ka thënë Sheholli.
Më tutje, ai ka treguar se kishte dëgjuar për disa shqiptarë dhe i dinte me emra se kush janë, por pasi që ata kanë vdekur nuk merret më me ta.