Fatmir Sopi në Hagë e quan hero të gjallë Hashim Thaçin
28 tetor 2024
| 11:51
Dëshmitari Fatmir Sopi, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është marrë në pyetje nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuara (ZPS) në procesin gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së.
Gjatë marrjes në pyetje në një moment, Sopi e ka quajtur hero të gjallë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Këtë vlerësim, Sopi e ka dhënë kur është pyetur nga prokurori që t’i identifikojë disa persona në një fotografi të luftës në të cilën ishte edhe Thaçi.