Fatmir Xhelili e Nait Hasani vizitojnë ish-bashkëluftëtarët në Hagë: Të gjithë janë me shëndet të mirë dhe me disponim pozitiv
Ish-deputeti e zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
“Përshëndetje nga Haga! Në vizitë te bashkëluftëtarët tanë, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha, Nasimi, Hysniu dhe Pjetri! Të gjithë janë me shëndet të mirë dhe me disponim pozitiv! Përshëndetje nga ata për të gjithë ju, të nderuar!”, ka shkruar Xhelili
Fatmir Xhelili në Hagë ishte së bashku më ish-ambasadorin, Nait Hasani.
Në Hagë Xhelili e Hasani për tri ditë me radhë kanë vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin dhe Pjetër Shalën.
Postimi i plotë i Xhelilit:
Përshëndetje nga Haga! Në vizitë te bashkëluftëtarët tanë, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha, Nasimi, Hysniu dhe Pjetri! Të gjithë janë me shëndet të mirë dhe me disponim pozitiv! Përshëndetje nga ata për të gjithë ju, të nderuar!.