Fatmir Xhelili publikon dëshminë e donacionit për UÇK-në nga BIK-u gjatë vitit ’99
05 prill 2023
| 21:43
Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, ka publikuar dëshmi se Bashkësia Islame e Kosovës ka dhuruar disa shuma parash për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999.
Xhelili nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, në janar të vitit 1999 i ka dhënë UÇK-së 50 mijë marka.
“Udhëheqja e BIK-ut na ka ndihmuar në vazhdimësi. Naim Tërnava edhe në dy raste tjera më ka dhanë të holla, një herë 27.000 DM dhe një herë 5.000 DM.
Këto mjete financiare kanë qenë shumë domethënëse e në kohë shumë të rëndësishme për UÇK-në, për çka kam qenë dhe jam shumë falënderues për udhëheqjen e BIK-ut dhe Naim Tërnaven”, ka shkruar ai.