Fatmir Xhelili s’kandidon më për deputet, thotë se është koha për ndryshime

09 janar 2021 | 12:11

Anëtari i PDK-së, Fatmir Xhelili ka konfirmuar largimin nga Kuvendi i Kosovës.

Siç ka shkruajtur ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, këtë po e bën për arsye të ndryshimeve, respektivisht lënies së hapësirës për të rinjtë, përcjell GazetaBlic.

Gjithashtu, Xhelili konfirmoi se do ta vazhdojë angazhimin e tij në PDK.

Më poshtë njoftimi i plotë.

Të nderuar qytetarë,

Unë kam vendosur përfundimisht të tërhiqem prej angazhimeve të mia në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tani është koha, besoj, për t’i dhënë hapësirë shtesë një gjenerate të re politike, të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës me ndjenjën më të thellë të atdhedashurisë. Shpresoj shumë, sinqerisht shumë, se kam përmbushur pritshmëritë duke qëndruar në lartësinë e besimit që më kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, për shumë arsye historike e politike, unë do të vazhdoj mbështetjen politike për Partinë Demokratike të Kosovës. Përtej këtij përcaktimi partiak, uroj se Kuvendi i ardhshëm e deputetët e rinjë, do t’iu japin përparësi të padiskutueshme interesave shtetërore të Kosovës, sepse koha ecën shpejtë, pavarësisht faktit nëse ne vendnumërojmë ose bashkëhapërojmë me të. Në çdo rrethanë e përtej çdo partie, Kosova duhet të jetë jo vetëm e para, por edhe mbi të gjitha.

Falemnderit nga zemra për besimin e dhënë dhe mbështetjen e pakursyer për punën time për më shumë se një dekadë si përfaqësues i popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me respekt të thellë e konsideratë të lartë,

I juaji,
Fatmir Xhelili

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ragip Shala Liqeni artificial, Ujmani ishte pika kyçe e…