Fatmire Mulhaxha-Kollçaku thotë se u keqinterpretua për UÇK-në
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku thotë se është keqinterpretuar sa i përket UÇK-së, pasi thekson se vetëm ka cituar një analist serb, për të treguar se sa shumë kundërshtarë ka Albin Kurti.
Kollçaku ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se një citat i postuar nga mediat serbe se ardhja e Albin Kurtit paraqet rrezik për Serbinë dhe me gjerë nuk ishin fjalë të saja por vetëm citim se sa shumë ka kundërshtarë të tij.
Postimi i plotë i tij:
PËR ATA QË NUK I LEXOJNË POSTIMET DERI NË FUND
INFORMIM PËR KEQDASHËSIT DHE KEQINTERPRETUESIT E NJË CITATI, KU ALBIN KURTI PARAQITET SI RREZIK PËR SERBINË DHE MË GJERË
Një citat i postuar nga mediat serbe se ardhja e Albin Kurtit paraqet rrezik për Serbinë dhe me gjerë nuk ishin fjalë të mia, patjetër, por vetëm citim se sa shumë ka kundërshtarë të tij.
Asnjë fjalë nuk është e imja në atë citim.
PËR TË GJYKUAR KËTË CITAT, ku kinse duke e lavdëruar Albinin, flitet me gjuhën e urrejtjes, e kam cekur në fund:
Në fakt të “kërcënuar” mund të ndihen vetëm ata që flasin dhe sundojnë me veprimet dhe GJUHËN E URREJTJES.
Çdo interpretim tjetër është i qëllimshëm dhe dashakeq, sepse opinionet e mia dihen botërisht, e sidomos për luftën e shenjtë të UÇK-së dhe gjithë popullit shqiptar.