Faton Abdullahu aderon në PDK
Analisti Faton Abdullahu ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Këtë e ka bërë me dije ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media.
Hoxhaj ka thënë se ardhja e Abdullahut tregon se PDK-ja është shtëpi e madhe e cila i ka hapur dyert.
“Arsyeja e një aderimi të tillë është se Kosova po kalon në një fazë të vështirë ekonomik, politik e social”, ka thënë ai.
Abdullahu ka thënë se arsyet pse ka vendosur t’i bashkohet PDK-së janë të shumta.
Ai ka thënë se nuk ka trokitur në dyert e PDK-së por i ka gjetur të hapura. “Ato janë të hapura sot më shumë se kurrë për njerëz të ri dhe për të bërë ndryshimin e madh. Më bren ndërgjegjja që nuk jam bashkuar më herët. Unë jam i bindur se një parti politike duhet të vlerësohet nga rrënjët”, ka thënë ai.